Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas raportimit në Kanal10, rregullohet problemi me gypin e ujësjellësit në lagjen Naim Hyseni në Matiqan

Gazeta10
26 June 2026 - 8:22

Problemi me gypin e ujësjellësit në lagjen Naim Hyseni, në Matiqan të Prishtinës, është rregulluar pas raportimit të bërë në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10.

Banorët e lagjes kishin shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problemin, i cili kishte vështirësuar jetën e përditshme dhe kërkonte ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.

Pas transmetimit të kronikës në emision, ekipet e KRU Prishtina kanë dalë në terren dhe kanë ndërhyrë për sanimin e defektit, duke e zgjidhur problemin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.