Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rizvanolli: Nuk e kemi refuzuar gazin amerikan, rezervat e qymyrit garantojnë energji më të lirë

Gazeta10
26 June 2026 - 8:56

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ndaj debatit për gazin e lëngëzuar amerikan (LNG), duke mohuar pretendimet se Qeveria e Kosovës është kundër këtij projekti.

Në një video të publikuar në Facebook, Rizvanolli tha se është e pasaktë të thuhet se institucionet e Kosovës refuzojnë gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, Kosova ndodhet në një pozitë më të favorshme krahasuar me shumë vende të rajonit, falë rezervave të mëdha të qymyrit, të cilat, siç u shpreh ajo, kanë bërë të mundur shmangien e varësisë nga gazi dhe mbajtjen e çmimit të energjisë elektrike në nivele më të ulëta.

Rizvanolli theksoi se qytetarët në vendet e rajonit paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se qytetarët e Kosovës, duke shtuar se synimi i saj mbetet ruajtja e çmimit sa më të ulët të energjisë elektrike për konsumatorët në vend.

Ministrja i bëri këto komente përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ku sqaroi qëndrimin e saj lidhur me çështjen e gazit amerikan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.