
Kombëtarja Shqiptare në futbollit gjatë muajit nëntor prite të bëhet me trajner të ri, raporton Gazeta10.
Tekniku i tanishëm i Shqipërisë, Eduardo Reja, ka kontratë me ‘Kuqezinjët’ deri në nëntor dhe kjo kontratë nuk do të rinovohet.
Sipas mediave italiane, pauses i Rejës në stolin e Shqipërisë pritet të vijë trajneri tjetër, Luigi Di Biagio.
Di Biagio është në fazën finale me kryesinë e FSHF-së dhe shumë shpejt ai pritet të emërohet edhe zyrtarisht shef i shtabit teknik të Shqipërisë.
Gjithnjë sipas mediave italiane Di Biagio mund të marrë drejtimin e ‘Kuqezinjëve’ që nga miqësoret e muajit nëntor, ku Shqipëria përballet me Italianë dhe Armeninë.
Tekniku 51-vjeçar ka qenë më parë trajner i grupmoshave U21 të Italisë, ndërsa eksperiencën e fundit si trajner e ka pasur me skaudrën italiane, Spal, rreth dy vite më parë.
Kombëtarja Shqiptare në mars do të fillojë ciklin kualifikues për EURO 2024 dhe ‘Kuqezinjët’ në këto eleminatore janë në grupin E së bashku me Çekinë, Poloninë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë. /Gazeta10/