
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, për të cilin ndër të tjera ka thënë se po punon me përkushtim, raporton Gazeta10.
Krasniqi ka thënë se ai është duke e përmirësuar cilësinë e jetës për secilin qytetar atje.
Më tej, Krasniqi ka thënë se puna e tij është vlerësuar edhe nga institucionet vendore edhe nga ato ndërkombëtare.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10