
Ish-futbollisti dhe tashmë trajneri në zhvillim, Behar Maliqi, ka bërë të ditur ambiciet e tij për të marrë drejtimin e një skuadre si trajner i parë në të ardhmen e afërt.
Ai ka treguar se pas përfundimit të karrierës si lojtar, ka qenë pjesë e stafit të Prishtinës në rolin e asistentit, ndërsa gjatë kësaj kohe ka avancuar edhe në aspektin profesional duke përfunduar licencat deri te niveli A.
“Pas përfundimit isha asistent tek Prishtina, gjatë kësaj periudhe i përfundova edhe licensat deri te licensa A, oferta kam për ndihmës trajner nga disa ekipe të Superligës, por dëshira ime është me qenë trajneri i parë”, ka deklaruar Maliqi./Gazeta10