Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Marquez: Po të duhej, do të kthehesha sërish në Kosovë, përvoja ime këtu ia ka vlejtur

Gazeta10
30 June 2026 - 21:12

Drejtori ekzekutiv në Legjionin Amerikan, Mario Marquez, ka ndarë emocionet e tij nga rikthimi në Kosovë pas 24 vitesh, duke e cilësuar misionin e tij si marins amerikan menjëherë pas luftës si një nga përvojat më me ndikim në jetën e tij.

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Marquez kujtoi shërbimin e tij në Kosovë në vitin 2002, kur vendi po përpiqej të rimëkëmbej nga lufta dhe të ndërtonte të ardhmen e tij.

“Në Kosovë kam qëndruar si marins i SHBA-së në vitin 2002, menjëherë pas luftës. Ishte një përvojë me ndikim të jashtëzakonshëm për mua të vija dhe t’i ndihmoja popullatës së një shteti të shkatërruar nga lufta, që po përpiqej të bëhej i pavarur. Më kujtohet kur u largova nga Kosova, shpresoja që një ditë të kthehesha dhe t’i shihja rezultatet e punës sonë dhe të njerëzve të Kosovës”, tha ai.

Marquez tregoi se këtë vit është rikthyer për herë të parë në Kosovë pas 24 vitesh dhe se zhvillimi i vendit e ka lënë me mbresa të veçanta.

“Për herë të parë, 24 vjet më vonë, jam kthyer dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar. Jam shumë i nderuar që popullata e Kosovës mbetet fuqishëm pro partneritetit me NATO-n dhe që rezilienca e tyre ka shkëlqyer para gjithë botës. Ata kanë udhëtuar në të gjithë globin dhe janë kthyer. Historia ime këtu ia ka vlejtur dhe do ta bëja përsëri po ta kisha mundësinë”, u shpreh Marquez.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.