Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dalin pamjet me trupin e 25-vjeçarit të pajetë i cili u nxjerr nga Liqeni i Batllavës

Gazeta10
01 July 2026 - 13:36

I riu 25 vjeçar që ishte raportuar i zhdukur pasi kishte hyrë në Liqenin e Batllavës të martën është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar Vëllazërim Qerimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është lokalizuar gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

“E kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Tani janë duke u marrë me procedurat e tjera”, ka deklaruar Qerimi.

Pas gjetjes së trupit, në vendin e ngjarjes po zhvillohen procedurat e parapara nga autoritetet kompetente, ndërsa rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen pas hetimeve.

Edhe në faqen zyrtare të FSK-së është bërë e ditur se pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R.

“FSK gjenë trupin e pajetë të personit të zhdukur në liqenin e Batllavës. Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës me inicialet L.R. I gjithë operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim shpëtimit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.