Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veterani i UÇK-së Gani Koci rrëfehet në POLITIKO: Jam me kancer që 2 vite, nuk kam pasur asnjë mbështetje nga institucionet – VIDEO

Gazeta10
03 July 2026 - 0:05

Ish-deputeti Gani Koci i cili ka qenë edhe Komandant i UÇK-së për Moral në Zonën Operative të Drenicës, në një lidhje direkte në POLITIKO në Kanal 10 ka rrëfyer për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, ku tash e dy vite ai ka thënë se vuan nga kanceri.

“Tash e dy vite unë vuaj nga kanceri dhe asnjë ndihmë nuk e kam pas deri tani nga Qeveria, as nga fondi për shërim, po as në ndonjë formë tjetër”, tha Koci në POLITIKO.

Ai ka treguar se çdo 20 ditë ai merr terapi, dhe vetëm për një të tillë, më së paku 3500 euro e paguan, e që vetëm duke ju falënderuar miqve e dashamirëve deri tani ja ka dalë disi.

“Tash së fundi mjekët ma kanë rekomandu një terapi tjetër sepse ka pasur një regres në sëmundje, e ku trajtimin duhet ta bëjë jashtë vendit, e që për këtë unë e kam zgjedhur Zagrepin, e ku lidhur më këtë trajtim, ka 10 ditë që kam bërë kërkesë për ndihmë në ministri, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje”, theksoi mes tjerash Koci.

Por që sipas tij e keqja më e madhe në këtë problematikë është se ka edhe të tjerë veteranë të cilët janë në gjendje edhe me të rëndë, por që fatkeqësisht edhe nuk janë ndihmu në asnjë formë nga shteti për shërim, e që kjo vërtetë është e dhimbshme.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.