Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

‘Rrugëtimi vazhdon…Le të vazhdojmë të besojmë’ – Granit Xhaka reagon pas kualifimit në Botëror

Gazeta10
08 July 2026 - 10:52

Kapiteni shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ndau një mesazh emocionues në rrjetet sociale pas triumfit dramatik ndaj Kolumbisë në penallti.Ai

Ai ka reaguar në rrjetet sociale pas kualifikimit historik të Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.

Zvicra siguroi kalimin tutje pas një përballjeje dramatike ndaj Kolumbisë në fazën e 1/8-tës, duke triumfuar pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3 dhe duke vazhduar ëndrrën në turneun më të madh të futbollit.

Pas ndeshjes, kapiteni i helvetikëve publikoi një mesazh të shkurtër në llogarinë e tij në Instagram, duke shprehur entuziazmin për arritjen e skuadrës.

“Rrugëtimi vazhdon… Ëndrra është ende gjallë. Jemi në çerekfinale. Le të vazhdojmë të besojmë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat.

Me këtë fitore, Zvicra ka siguruar një vend mes tetë kombëtareve më të mira të Botërorit, ndërsa tani synon të vazhdojë rrugëtimin historik drejt fazave finale të turneut.

Në ndeshjen çerekfinale, Helvetikët do të ndeshen me kampionët e botës, Argjentinën, në ndeshjen e paraparë të luhet nga ora 03:00 në mëngjesin e së dielës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.