
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit të një personi që është bërë nga Kosova për në Suedi.
Në njoftim shtohet E.K, është kërkuar për veprën penale ‘’trafikim me narkotik’’.
Postimi:
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
Prishtinë, më 9 korrik 2026
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 09.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit të Kosovës dhe Suedisë, E.K., nga Kosova për në Suedi.
I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.
Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre suedeze.