Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj rastit ku një grua e moshuara u rrah në Shtëpinë e Pleqve në Pejë, raporton Gazeta10.
Çitaku tha se nuk ka pasur fuqi që ta shikonte deri në fund videon.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë” – tha Çitaku.
“Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”./Gazeta10.