
Ish-ambasadorja Mimoza Ahmetaj në emisionin “Java” ka shprehur shqetësimin se zyrtarët policorë të dyshuar për përfshirje në raste të rënda mund të përfundojnë duke u liruar pas arrestimit.
“Uroj që të mos arrestohen ditën dhe të lirohen natën, sepse kjo është ajo praktika që e kemi parë edhe te rastet e tjera, dhe pas gjithë rasteve tragjike të ndodhura në Kosovë janë harruar zyrtarët policorë të implikuar”, ka thënë Ahmetaj./Gazeta10/