Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Sveçla kërkon drejtësi për të moshuarën që u sulmua nga punëtoret

Gazeta10
02 November 2022 - 15:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj videos ku shihet një infermiere duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuarve në një Shtëpi të Pleqve në Pejës, raporton Gazeta10.

Sipas tij, veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë”.

“Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”.

“Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë. Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.