Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gjysmëfinalja e Botërorit: Anglia dhe Argjentina përballen sërish pas 40 vitesh

Gazeta10
13 July 2026 - 20:30

Gjysmëfinalja mes Anglisë dhe Argjentinës, e planifikuar për me 15 korrik, rikthen në vëmendje një nga përballjet më të famshme në historinë e futbollit.

Harry Kane dhe Lionel Messi do të luftojnë për një vend në finalen e Kupës së Botës, por sfida mbart edhe peshën e historisë.

Përballja rikthen kujtimet e 22 qershorit 1986, kur Argjentina dhe Anglia u ndeshën në çerekfinalet e Botërorit në stadiumin “Azteca” të Meksikës.

Takimi hyri në histori falë dy golave të Diego Armando Maradonës, të njohur si Dora e Zotit dhe Goli i Shekullit. Dyzet vjet më vonë, Argjentina shpreson ta përsërisë atë sukses.

FIFA ka konfirmuar se skuadra argjentinase do të luajë me fanellën e dytë, atë blu, në zbatim të rregullores, pasi Anglia, e caktuar si skuadra pritëse nga shorti, do të zbresë në fushë me fanellën tradicionale të bardhë.

Fanella blu konsiderohet një ogur i mirë për Argjentinën. Pikërisht me këtë uniformë ajo fitoi ndaj Anglisë në vitin 1986, ndërsa e përdori edhe në Botërorin e vitit 1998, kur eliminoi anglezët në fazën e 1/8-ave pas gjuajtjeve të penalltive.

Tani mbetet për t’u parë nëse bluja do t’i sjellë edhe një herë fat skuadrës së Lionel Messit në rrugën drejt finales së Boterorit 2026.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.