Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lukaku lëndohet sërish, ankth tek Belgjika

Gazeta10
02 November 2022 - 16:03

Vetëm një javë pasi u rikthye nga lëndimi qe e kishte mbajtur jasht fushave për më shumë se dy muaj Romelu Lukaku ka ndier përseri shqetësime. Romelu Lukaku ka pësuar një tjetër dëmtim të kërdhokullës, tha në një njoftim faqja zyrtare e Interit.

Lukaku nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit kundër Juventusit, në derbin e Italisë, si dhe në raundin e mesjavës në Serinë A dhe, pothuajse me siguri, edhe në ndeshjen e fundit para së të nisë eventi më i rëndësishëm sportiv i vitit. Sulmuesi belg nuk mund të rrezikojë përpara se të nisë aventurën botërore.

Në dakordësi të plotë mes klubit dhe lojtarit është marrë vendim qe lojtari të rikthehet në vendlindje dhe ti nënshtrohet procedurave të detajizuara të problemeve të tij fizike që të jetë i gatshëm për botërorin “Qatar 2022”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.