
Analisti politik Basri Muja, në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se ndryshimi i kryetarit nuk është zgjidhje e mjaftueshme për problemet me të cilat përballet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Sipas Mujës, partia duhet të merret me çështje më të thella, pavarësisht se kush do të jetë në krye të saj në të ardhmen.
“Unë mendoj se Lidhja Demokratike ka probleme më të mëdha, të cilat do të duhej t’i trajtojë pa marrë parasysh se kush do të jetë lidershipi i ardhshëm. Më shumë sesa çështja e një kryetari, është çështja ideologjike”, ka thënë Muja.
Ai ka vlerësuar se LDK-ja duhet të qartësojë ofertën e saj politike dhe rolin që synon ta ketë në skenën politike pas konstituimit të Kuvendit.
“Lidhja Demokratike duhet të tregojë se çfarë alternative politike ofron dhe cili do të jetë roli i saj pas konstituimit të Kuvendit”, ka deklaruar analisti politik Basri Muja.