Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria përmbyll tre kapituj me BE-në, Haradinaj: Ne po vazhdojmë të mbetemi prapa

Gazeta10
14 July 2026 - 22:44

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se përmbyllja e tre kapitujve të rinj për Shqipërinë në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian është një arritje që dëshmon se me vizion dhe angazhim institucional, integrimi evropian është i arritshëm.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se çdo sukses i Shqipërisë është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.

“Ky zhvillim duhet të na bëjë të reflektojmë edhe në Kosovë. Derisa vendet e rajonit po avancojnë në rrugën e tyre integruese, ne po vazhdojmë të mbetemi prapa për shkak të një mendësie qeverisëse destruktive dhe izolimit në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

“Urime Shqipërisë për këtë hap të rëndësishëm! Uroj që edhe Kosova ta rikthejë perspektivën për integrim euroatlantik, e jo të shohë se si të tjerët ecin përpara, ndërsa ne vazhdojmë të ngecim”, ka shkruar Haradinaj

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.