Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHBA nis sulme të reja ndaj objektivave ushtarake në Iran, hyn në fuqi bllokada detare

Gazeta10
14 July 2026 - 23:41

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të reja kundër objektivave ushtarake në Iran, vetëm një orë pasi hyri në fuqi bllokada amerikane ndaj porteve dhe anijeve iraniane.

Sipas një zyrtari amerikan, i cituar nga Associated Press, operacionet ushtarake nisën menjëherë pas zbatimit të masave të reja detare, duke shënuar një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi se bllokada ndaj porteve dhe anijeve iraniane ka hyrë në fuqi. Sipas njoftimit, rreth 20 anije luftarake dhe qindra avionë ushtarakë amerikanë janë të dislokuar dhe po operojnë në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Forcat amerikane mbeten vigjilente, vdekjeprurëse dhe të gatshme”, thuhet në deklaratën e CENTCOM.

Zhvillimet e fundit vijnë në një klimë të tensionuar në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e situatës dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë./TCH

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.