
Gazetari i Kanal10, Valdrin Daci në një lidhje direkte nga Peja në Info10 ka njoftuar se aktualisht në Shtëpinë e të Moshuarve ‘Orenda” në Pejë, qytetarë të shumtë po i tërheqinë familjarët e tyre nga kjo shtëpi.
“Kohë pas kohe ka familjarë që po i tërheqin familjarët e tyre nga Shtëpia e të Moshuarve. Brenda objektit ka qëndruar edhe një familjar të moshuarës, të cilët pastaj dolën bashkë nga objekti i të Moshuarëve. Brenda Objektit ndodhet edhe njëra nga të dyshuarat për dhunë ndaj të moshuarës”, tha Daci më tej./Gazeta10