Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE mirëpret emërimin e Gashit kryeprokuror pas 4 vitesh me u.d: Para tij është luftimi i korrupsionit në nivel të lartë

Gazeta10
15 July 2026 - 16:09

Bashkimi Evropian, ka reaguar lidhur me emërimin e Zejnulla Gashi kryeprokuror i Shtetit, duke e mirëpritur zgjedhjen e tij.

Në deklarim, nga BE’ja thuhet se, përpara Gashit, është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale.

‘’BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit.

Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar’’, thuhet nga BE.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.