Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Ministria e Shëndetësisë dënon dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në Pejë

Gazeta10
02 November 2022 - 18:15

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas publikimit të dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës Minire Nura, në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

MSh e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe bëjnë të ditur se Inspektorati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesjes shëndetësore.

“Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë”, thuhet në reagim.

Pas inspektimit, raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi.

MSH thotë se mbetet e përkushtuar për të ruajtur dinjitetin e çdo pacienti dhe të qytetarëve në përgjithësi kur përkujdesja e tyre u besohen profesionistëve shëndetësorë.

“Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë”, përfundon reagimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.