Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zëdhënësi i Komunës së Pejës: Nuk menaxhojmë atë institucion, rasti na ka prekur

Gazeta10
02 November 2022 - 18:39

Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, pas rastit të sulmit ndaj të moshuarës Minire Nura, ka thënë se kanë vizituar institucionin e përkujdesjes së të moshuarve “Orenda”.

Zekaj në një deklarim për medie, ka thënë ani pse ky institucion nuk menaxhohet nga komuna, kanë qëndruar aty dhe kanë kërkuar nga organet kompetente të merren me këtë rast, transmeton Gazeta10.

“Komuna nuk menaxhon me institucione që merren me përkujdesje të pleqve. Është biznes privat shqiptaro-zviceran. Kemi qëndruar aty dhe kemi kërkuar nga organet e rendit që të merren me këtë rast. Videoja është tmerruese dhe na ka bërë të ndjehemi shumë keq edhe si njerëz, edhe si institucione”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.