
Gazetari shqiptar, Blendi Fevziu ka reaguar për rastin ndaj sulmit të moshuarës në Qendrën për Kujdesin ndaj të Moshuarve në Komunën e Pejës.
Fevziu përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, e ka quajtur skenë thuajse makabre, dhe se infermieret që kanë goditur të moshuarën, kanë goditur edhe besimin e një kombi të tërë për respektin ndaj të moshuarve, transmeton Gazeta10.
“Kjo grua e moshuar ka qene sot dhimbja e perbashket e te gjithe shqiptareve. E qara e saj e trishte qe mbytej nga zgerdhirjet e disa punonjeseve te shtepise se pleqve, perpara nje telefoni qe regjistronte ate skene thuajse makabre, nuk do te kishte ndodhur nese jeta sdo kishte rezervuar nje tjeter surprize te trishte per te.”, ka shkruar fillimisht ai.
Më tej, gazetari ka thënë se infermieret kanë goditur mbi ëndrrë n e mijëra dëshmorëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri pa dhunë, me të cilën serbët i kërcënonin shqiptarët.
“Sot ato dy vajza nuk kane goditur vetem nje te moshuar, qe ne vetvete eshte mekati me i madh ne kete bote. Sot ato dy vajza kane goditur mbi enderren e mijera deshmoreve te Kosoves per te ndertuar nje shoqeri me te mire, pa dhunen me te cilet serbet kercenonin shqiptaret. Ato vajza kane goditur mbi besimin e nje kombi te tere qe respektin ndaj te moshuarve e ka pasur ne thelb te filozofise se tij. Sot ato nuk kane goditur nje nene pa djalin e saj. Sot ato kane goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet te ndjeje ne fytyre ato goditje dhe ate turp…”, ka shkruar ai./Gazeta10