Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sarrazin në Kanal10: Gjermania pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës

Gazeta10
02 November 2022 - 21:34

I dërguari Special i Qeverisë Federale Gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sonte ka dhënë një intervistë ekskluzive për Kanal10, ku ka folur për fillimin e Samitit të Berlinit, dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovës.

Sarrazin për Kanal10, ka deklaruar se Gjermania është pro që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, transmeton Gazeta10.

“Ne jemi pro. Ne e njohim Pavarësinë e Kosovës. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm, institucion bazë për të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës në histori ka sjellë shumë të drejta të lirive themelore, duhet të jetë pjesë e familjes evropiane. Me përjashtim të atyre që vetë e kanë vendosur veten jashtë familjes evropiane, si Rusia për momentin. Sigurisht që ne duam që ata të jenë aty.”, ka deklaruar ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.