Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Infermieria që e sulmoi të moshuarën: Ajo më sulmoi e para, nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe

Gazeta10
02 November 2022 - 20:52

Infermieria Aurona Pelaj është e dyshuara kryesore e sulmit të dhunshëm që u publikua sot ndaj gruas së moshuar në Pejë.

Sinjali, ka publikuar para pak çastesh deklaratën e saj të plotë në polici, transmeton Gazeta10.

“Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurme te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mija kishin pasur telashe dhe desha të ju ndihmoj. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër.“.

Një video shokuese është publikuar gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale, ku shihej e moshuara Minire Nura duke u sulmuar nga infermieret e qendrës Orenda në Pejë. Të menjëhershme ishin reagimet e organeve kompentete, të cilat kanë arrestuar të dyshuarat e përfshira në sulmin ndaj të moshuares, si dhe qendra në të cilën ato punonin, i ka suspenduar nga puna. Gjithashtu, pas publikimit të kësaj video, krerë institucional, pjesëtarë të shoqërisë civile reagun duke e dënuar rastin, dhe duke bërë thirrje që emrat e infermerieve të bëheshin publike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.