Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

I dërguari i Scholz për dialogun: Asociacioni, sipas marrëveshjes së 2013, pa e shkelur Kushtetutën e Kosovës

Gazeta10
02 November 2022 - 21:31

I dërguari i kancelarit gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazi ka deklaruar për Kanal10 se çdo propozim e marrëveshje rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe pa e shkelut Kushtetutën e Kosovës.

Sarrazi tutje shtoi se është e nevojshme që dy shtetet të shkojnë përpara sa i përket kësaj teme, shkruan Gazeta10.

“ Po, kjo pyetje e bukur rreth Asociacionit, djalli qëndron në detaje. Po është e rëndësishme të ngrihet si debat, për ta qartësuar. Dhe e di që ka frikë të madhe për këtë temë  në Kosovë, dhe mund t’ju siguroj se është e nevojshme të shkojmë me  hapa përpara në këtë temë. Por, natyrisht, askush nuk dëshiron një rezultat që cenon pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu të mos e cenojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ne e dimë anën e Kosovës, por edhe vetes, çdo propozim çdo marrëveshje e mundshme për këtë do të kontrollohet dhe do të bëhen matje por sigurisht është rënë dakord në vitin 2013 se do të formohet një asociacion i komunave serbe dhe ne duhet të ecim para me këtë drejtim”, tha Sarrazi për Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.