Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Zbulohet biseda mes princeshës Leonor me Ferran Torres-in

Gazeta10
22 July 2026 - 11:03

Pasi fitoi Kupën e Botës, ekipi kombëtar spanjoll, pas arriti në Madrid, të hënën ishte për vizitë edhe te mbreti i Spanjës, duke bërë ndalesat e zakonshme në pallatin “Zarzuela” dhe pallatin “Moncloa”.

Vëmendjen në këto takime e morri një bised mes golashenuesit të finales, Ferran Torres, me vajzën e mbretit Felipe VI, Princeshës Leonor.

Në një video virale në rrjetet sociale, shihet se princesa Leonor, gjatë përshëndetjes së lojtarëve për mbretin dhe mbretëreshën, i thotë diçka sulmuesit të Barcelonës.

Ky komunikim nga fansat u mor si një komplimet ndaj Torresit, por e vërteta qëndron ndryshe.

Është zbuluar se princesha Leonor i kishte thënë: “A nuk do ta rruaje kokën”, derisa përgjigjja e tij ishte: ”Jo, Jo”.

Kjo duket se ishte një shaka, pasi Ferran Torres kishte premtuar se do të qethte flokët nëse arrin ta fitonte Kupën e Botës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.