Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrënimi i shtëpive në Ujman, Ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, u ndërmorën veprime derisa procedurat gjyqësore po vazhdojnë

Gazeta10
22 July 2026 - 17:13

Ambasada britanike në vend ka shprehur shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe tha se po i ndjek nga afër zhvillimet.

“Respektimi i sundimit të ligjit kërkon procese të drejta dhe transparente, ku personat e prekur të kenë mundësi t’i ushtrojnë të drejtat e tyre. Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet se veprimet për zbatimin e vendimeve janë ndërmarrë ndërkohë që procedurat gjyqësore ende janë në vazhdim”, tha ambasada.

Ajo shtoi se “ligji duhet të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme dhe të paanshme në të gjithë Kosovën”.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen me komunitetet e prekura, t’i trajtojnë shqetësimet në mënyrë transparente dhe të shmangin veprime të mëtejshme që mund të minojnë besimin e publikut ose besimin ndërmjet komuniteteve”.

Reagimi i ambasadës britanike vjen pas atij të Zyrës së BE-së e ambasadave tjera europiane në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.