Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A kompensohen dëmet? Bali Muharremaj: S’ka fond emergjent!

Gazeta10
22 July 2026 - 18:52

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka dhënë informacionet e fundit përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Gazeta” në Kanal10, pas stuhisë së fuqishme që shkaktoi dëme të konsiderueshme në këtë komunë.

Muharremaj tha se situata është jashtëzakonisht e rëndë pas përmbytjeve dhe erërave të fuqishme që goditën rajonin.

Ai u shpreh i lumtur që fatmirësisht nuk janë raportuar dëme në njerëz, duke theksuar se prioriteti është gjithmonë sigurimi i jetës së qytetarëve. Megjithatë, dëmet materiale janë të shumta dhe kërkojnë vlerësim të shpejtë dhe të kujdesshëm.

“Ka qenë një stuhi e madhe, e cila ka shkatërruar shumë infrastrukturë dhe prona private në komunën tonë,” u shpreh kryetari Muharremaj.
Ai theksoi se, për t’i bërë ballë situatës, sot ka mbledh bordin komunal ku edhe janë formuar tri komisione.

“Ekipet kanë vazhduar sot në teren dhe nesër do të kemi një statistikë më të saktë se sa janë kriju dëme në komunën e Suharekës.,” tha kryetari.

Muharremaj theksoi se problemi kryesor aktual është mungesa e fondeve emergjente për trajtimin e situatave të tilla, duke theksuar se “nuk kemi ndonjë fond të veçantë emergjent që të mund t’i përballojmë shpenzimet e menjëhershme për riparime dhe ndihmë për familjet e prekura”. Ai bëri thirrje për ndihmë dhe mbështetje nga institucionet qendrore për t’u përballur me këtë situatë të vështirë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.