
Në emisionin “Prime Verë” në Kanal10, artisti dhe humoristi Ernest Zymberi ka folur për lidhjen e fortë të diasporës me Kosovën dhe atmosferën që krijohet gjatë verës.
Zymberi ka theksuar se ardhja e mërgimtarëve në vendlindje i jep një gjallëri të veçantë Kosovës, duke thënë se pa diasporën mungon një pjesë e rëndësishme e kësaj atmosfere.
“Pa diasporë s’ka atmosferë. Kërkun ma mirë se n’Kosovë s’bohet”, ka deklaruar Zymberi, duke vlerësuar emocionet, takimet familjare dhe energjinë që sjellin bashkatdhetarët gjatë sezonit veror.
Deklarata e tij u bë pjesë e bisedës në Prime Verë, ku u diskutuan tema nga jeta, kultura dhe raporti i shqiptarëve me vendlindjen.
Shikojeni videon e plotë nga deklarata e Ernest Zymberit në “Prime Verë” në Kanal10./Gazeta10