Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i VV-së: Vendimi për targat po zbatohet, s’mund të ketë zbatim selektiv

Gazeta10
02 November 2022 - 23:12

Deputeti i LVV-së, Bujar Dugolli ka folur për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për target ilegale.

Dugolli në Prime Time tha se vendimi është duke u zbatuar dhe se për 21 ditë pritët të shqiptohen masa të nëshkimit ndaj qytetarëve që nuk i përmbahen këtij vendimi.

“Po ka filluar të zbatohet masa e parë që i bie për 21 ditë do të shqiptohen masa të qortimit. Është duke u zbatuar në dy pikayt kufitare edhe në rrugë dhe patrullat e dnryshme. Kryesisht kemi të bëjmë me qortimet e para të dy ditëve për shkak se aty është evidence më e qartë dhe e saktë pasi aty hyjnë automjete të kohës së Millosheviqit dhe bëhet evidentimi dhe qortimi si masë “, deklaroi Dugolli në Prime Time.

Ai po ashtu ka folur edhe për rastet e mundshme ku nuk zbatohet vendimi për target ilegale, shkruan Gazeta10.

“Informata zyrtare s’kemi për shkak se është dita e dytë. Mirëpo unë dëgjova nga mediat. Kur është në pyetje zbatimi i ligjit, nënkupton për të gjithë njësoj. S’mund të ketë zbatim selektiv. Ne s’kemi informata zyrtare, mirëpo nëse ka këso refuzime do të thoteë se ata nuk e kryejnë detyrën e vet, e nëse se kryejnë pasojnë masat ligjore ndaj tyre”, tha më tej Dugolli. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.