
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një të moshuare në Komunën e Pejës.
Krasniqi përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se dhuna ndaj gruas së moshuar që ka nevojë për kujdes, tregon problemet e thella që ka shoqëria kosovare, transmeton Gazeta10.
“Për më shumë, dhembja është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për keqtrajtimin e një nëne të dëshmorit të lirisë. Por, fatkeqësisht, këtu vihet në pah edhe paaftësia institucionale për të monitoruar institucionet e kujdesit për të moshuarit në mbarëvajtjen e punës. Krahas vënies para përgjegjësisë për stafin e papërgjegjshëm që lënduan një zonjë të moshuar, institucionet përgjegjëse e kanë për obligim që të sigurojnë ambient të sigurt për të moshuarit që kanë nevojë për shërbime ndaj tyre në institucionet e tilla.”, ka shkruar ai.
Më tej, Krasniqi ka thënë se drejtësia duhet të veprojë fuqishëm sot, që nesër rastet e tilla mos të përsëriten./Gazeta10