Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

38 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Gjilan – detaje nga Policia

Gazeta10
23 July 2026 - 21:05

Një person 38-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Gjilan, të enjten rreth orës 18:26.

Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai ka thënë se nga hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”.

“Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.