Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kelmendi: LDK-ja të ketë një lidership të ri, i bën mirë demokracisë

Gazeta10
27 July 2026 - 18:45

Jeton Kelmendi nga LDK duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë subjekt, ku kreu i saj Lumir Abdixhiku tashmë e ka thirrur Kuvendin e jashtëzakonshëm, ka theksuar se LDK duhet me pasë një lidership të ri ngase i bën mirë edhe demokracisë.

Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA me Aferdita Lukaj në Kanal 10.

“LDK tashmë është me traditë tashmë ngase e ka liderin e katërt dhe besoj se do ta këtë edhe liderin e pestë, dhe se zhvillimet e saj janë krejtësisht normative dhe siç i kanë hije një subjekti politik”, tha ai, duke shtuar se LDK është ndër partitë më të vjetra jo vetëm në Kosovë.

Ai ka theksuar se pret se LDK do ta këtë një tubim demokratik dhe besoj se do të këtë një lidership të ri.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.