
Komentatori politik, Mentor Shala ka theksuar se është momenti i fundit që LDK ta shkarkojnë Lumir Abdixhikun, nëse don që LDK ta merr veten.
Ai komentet, i bëri në GAZETA me Aferdita Lukaj në Kanal 10.
“Pres që në Kuvend, Lumir Abdixhiku të shkarkohet dhe se LDK duhet me pasë një lidership të ri”, tha Shala duke shtuar se do të këtë edhe zgjedhje të reja, ngase Albin Kurti po shihet se nuk ka interes që të bëjë marrëveshje.
Ai ka shtuar se pret që në Kuvend, të shkarkohet Lumir Abdixhiku, ngase nuk ka marrë përgjegjësi për dështimet që i ka pasur me LDK-në, duke shtuar se LDK-së i duhet një lidership i ri nëse kërkon që ta rimarrë veten dhe që të ardhmen të përformojë edhe më mirë.
Për më shumë shhikone videon e plotë./GAZETA10