
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të Samitit vjetor të Procesit të Berlinit, është takuar me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrelldhe emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.
“Përpara Samitit të sotëm vjetor të Procesit të Berlinit, u takova me Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak”, tha Kurti.
Ai është shprehur se në takim është diskutuar për marrëveshjen kornizë të përqendruar në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë./Gazeta10.