Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borrell pas takimit me Kurtin: Djegia e veturave është e papranueshme

Gazeta10
03 November 2022 - 10:39

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti në Berlin diskutuan për situatën në veri, raporton Gazeta10.

Borrell tha se veprimet përçarëse, siç është djegia e veturave, në veri janë të papranueshme derisa bëri thirrje për përmbajtje.

“Ishte mirë takimi me kryeministrin Albin Kurti përpara Procesit të Berlinit. Diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë që të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.