Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputeti i ri serb i referohet Kosovës në Kuvendin serb si “fqinjët tanë”, eskalon Brnabiq: Kosova është pjesë e Serbisë

Gazeta10
29 July 2026 - 15:37

Deputeti i ri serb nga “Fronti i Gjelbër”, Dobrica Veselinovic, ka folur sot në Kuvendin e Serbisë për problemet që ka shteti serb, ndërkohë ka përmendur edhe Kosovën.

Veselinovic i është referuar Kosovës me “fqinjët tanë”, gjë që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Brnabiq.

Kryetarja e Kuvendit serb, pasi Veselinovic ka përfunduar fjalën, ka thënë se për institucionin që drejton “Kosova s’është fqinji ynë”.

“Për Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë, këta nuk janë fqinjët tanë. Kosova është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë. Krahinë autonome, Krahinë Autonome e Kosovës.Këta nuk janë fqinjët tanë.Ky mund të jetë qëndrimi juaj dhe qartazi është qëndrimi juaj, prandaj nuk ju ndërpreva, por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë. Faleminderit.”, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.