Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Der Leyen për Procesin e Berlinit: Më vjen mirë t’i shoh liderët këtu, jemi për integrim

Gazeta10
03 November 2022 - 12:06

Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se po ndihet mirë që i sheh liderët ballkanik së bashku në Berlin, raporton Gazeta10.

Der Leyen ka thënë se ata janë aty për integrim, e sidomos për integrim ekonomik.

Më tej, der Leyen, ka thënë se do të fillohet me energji në kuadër të këtij integrimi ku ka përmendur edhe pakon prej 1 miliard eurosh.

“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon.

Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik.

Duke filluar me energji.

Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”, ka shkruar Der Leyen në llogarinë e saj në Twitter.

Kujtojmë se para pak javësh, presidentja der Leyen ka vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.