Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

UEFA i thotë po takimit me drejtuesit e Super League, kjo garë mund të bëhet realitet

Gazeta10
03 November 2022 - 12:17

Ajo që dukej si diçka e pamundur sot mund të bëhet realitet, drejtuesit e UEFA-së në krye me Infantinon kanë pranuar të takohen me drejtuesit e Super League këto ditë në Nyon të Zvicres.

Bernd Reichart, CEO i ri i A22, kompania që qëndron pas projektit të Superligës së Europës, foli në podcastin “Einfach Mal Luppen”, krijuar nga Toni Kroos, duke shpjeguar se ky projekt është ende i gjallë, madje do të  ketë takime me UEFA-n për ta konkretizuar.

“Ne i ofruam UEFA-s një dialog dhe kjo ftesë u pranua. Unë do të jem në Nyon, javës tjetër, për të folur për këtë temë. Kjo është edhe ajo që nënkuptoj kur them dialog, që pala tjetër dëgjohet dhe të mund të përballemi me idetë. Sigurisht që nuk do të biem dakord për gjithçka. Por është një shenjë e mirë për klubet që mund të hezitojnë akoma në këtë moment apo edhe të kenë frikë nga sanksionet. Angazhimi i UEFA-s për të hapur dialogun për të ardhmen e futbollit është një shenjë pozitive”, tha mes tjerash Bernd Reichart.

Ideja për krijimin e një Super League futbolli kishte marrë vëmendje të madhe para dy viteve duke u ndarë në dy kampe, ata që ishin pro kësaj lige dhe zërave tjerë që ishin dhe janë përseri kundër, por me indiciet e fundit po jepen sinjale qe edhe UEFA mund të dakordohet me këtë kompeticion të ri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.