
Ka nisur takimi i thirrur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për Seancën Konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës.
Në takim po marrin pjesë Arbërie Nagavci, përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, nga LDK Jehona Lushtaku-Sadriu…
Takimi zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në fokus janë procedurat dhe hapat e nevojshëm për konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e institucioneve..GAZETA10