
Aktori Edi Kastrati në ‘Prime Vera” ka rrëfyer se ka refuzuar një projekt, edhe pse sipas tij roli ishte shumë i mirë dhe oferta financiare ishte e lartë.
I pyetur nëse ka refuzuar ndonjëherë ndonjë angazhim dhe për çfarë arsyeje, Kastrati tha se vendimi i tij lidhej me faktin se në produksion kishte edhe pjesëtarë serbë.
“E kam refuzuar një projekt, sepse produksioni ka qenë i përzier me serbë. Pagesa ka qenë marramendëse, roli ka qenë perfekt, por unë e kam një princip me ata gjenocidialë, as dekë as dasmë”, u shpreh ai./Gazeta10