Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“LDK do të japë kontributin në krijimin e institucioneve” – Manaj

Gazeta10
31 July 2026 - 18:56

Deputeti i LDK, Shkëmb Manaj, në emisionin “Gazeta” ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të Kosovës.

Sipas Manajt, ndonëse LDK-ja po punon për fuqizimin e saj dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët, prioritet në këtë fazë mbetet tejkalimi i ngërçit institucional.

“Është e rëndësishme që ne të punojmë me një vizion të përbashkët për fuqizimin e LDK-së, por ajo që është më e rëndësishmja në këtë fazë është që Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jetë në funksion të konstituimit të Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës. Në mbledhjen e LDK-së kemi biseduar që LDK-ja do të jetë e gatshme të japë kontributin e saj në formimin e institucioneve”, tha Manaj./Gazeta10ç

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.