
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Jugosllav Radeviç, të dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok. Radeviç u arrestua të shtunën mbrëma.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, udhëheqëse e Zyrës për Informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
E javën e kaluar u arrestuan tre persona në Zubin-Potok të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Derisa të martën u zbulua një varr masiv në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut ndërsa të dielën ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, konfirmoi zbulimin e një varri tjetër masiv në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut.