
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për mediat kosovare dhe ato të rajonit pas përfundimit të Samitit të Berlinit.
Ai ka provokuar presidentin serb, Vuçiq duke thënë se “ai nuk erdhi në Berlin sepse do të ndjehej i izoluar”, raporton Gazeta 10.
“Mendoj se Vuçiq nuk dëshironte të vinte në Berlin pasi do të ishte ndjerë i izoluar, pasi të gjithë ne e dënuam pushtimin e Rusisë kundër Ukrainës. Pra, ai sakrifikoi dikë tjetër (Anën). Me siguri nuk më ka munguar”, ka thënë Kurti. /Gazeta10