Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama: Duam që gjërat të ecin në drejtimin e duhur, të integrohemi sa më shpejt në sistemin europian

Gazeta10
03 November 2022 - 14:52

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën që po mbahet në Berlin pas samitit ka folur për lëvizjen e lirë të shqiptarëve dhe integrimin në sistemin europian, raporton Gazeta10.

“Sigurisht që ne duam të shohim që gjërat të ecin në drejtimin e duhur për të rinjtë tanë, ngritëm çështjen se si mund ta integrojmë më shpejt sistemin evropian të arsimit të lartë, universitetin tonë dhe gjithashtu se si mund të kemi më shumë prani nga Gjermania dhe BE të tjera të zhvilluara mire vende.”, tha Rama.

Ai tutje falenderoj kancelarin gjerman pasi samiti I radhës do të mbahet në Shqipëri.

“Dëshiroj të falënderoj kancelaren për besimin e Shqipërisë për të pritur samitin e ardhshëm në vendin tonë të mrekullueshëm dhe shpresoj shumë që ajo që u diskutua sot të merret me kujdes.”tha Rama./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.