Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dalin para gjykatës tri infermieret e dyshuara për dhunë ndaj të moshuarës

Gazeta10
03 November 2022 - 15:34

Tri infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës, transmeton Gazeta10.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.

Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.