Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Suspendohet drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitorvicën e Veriut

Gazeta10
03 November 2022 - 15:53

Është suspenduar drejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se suspendimi i tij lidhet me mosrelizimin e autorizimeve dhe vendimeve ligjore.

Më tej, thuhet se nuk do të tolerohet përfshirja e asnjë punonjësi në aktivitetet që janë në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative.

Këtu keni njoftimin:

“Prishtinë, më 03 nëntor 2022

Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”. thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.