Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deputetët fillojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit për seancën konstituive

Gazeta10
06 August 2026 - 10:14

Deputetët kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re.

Edhe pse fillimi i seancës ishte paraparë për orën 10:00, ajo ende nuk ka nisur. Në sallë tashmë janë të pranishëm deputetë dhe përfaqësues të disa subjekteve politike.

Mes të pranishmëve janë parë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gjatë kësaj seance pritet të zhvillohen procedurat e para për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe funksionalizimin e legjislaturës së re./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.