Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit

Gazeta10
07 August 2026 - 10:36

Një video e re-dokument që ka dalë së fundmi në publik ka regjistruar momentin kur tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter, i muajit të kaluar, tronditi Spitalin e Përgjithshëm të Kumamotos në Japoni.

Kamera e sigurisë ka kapur skenat e tmerrshme gjatë njërit prej operacioneve që ishin në zhvillim e sipër në spital në atë kohë.

Imazhet tregojnë kirurgë dhe infermierë që përpiqeshin ta mbronin pacientin me trupat e tyre, duke mbajtur shtratin kirurgjikal, ndërsa të gjitha pajisjet dridheshin me forcë nga shkundjet.

Sipas një njoftimi të spitalit, të katër ndërhyrjet kirurgjikale që ishin në zhvillim e sipër në kohën e tërmetit përfunduan me sukses dhe pa probleme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.